Çfarë duhet të dini për intolerancën ushqimore dhe pse është i rëndësishëm testi i intolerancës?

Intoleranca ushqimore


Shpesh organizmi ynë konsiderohet si një makineri, “karburanti” i të cilës është ushqimi që bën të mundur mbarëvajtjen e funksioneve të tij. Në fakt marrëdhënia mes tyre në disa raste mund të sjellë probleme e shqetësime të ndryshme. Për të diagnostikuar reaksione të dëmshme nga ushqimi, ekzistojnë metoda mes të cilave edhe testi i intolerancës ushqimore. Nëse keni fryrje, gazra, nuk dobësoheni edhe pse nuk hani në sasi të mëdha do të thotë që duhet pa tjetër të bëni testin e intolerancës ushqimore.





Çfarë është testi i intolerancës ushqimore?
Duhet të dini që bëhet me anë të gjakut dhe çdo gjë tjetër që dëgjoni vërdallë, mund të jetë gjithçka por JO test intolerance.
Metoda e përdorur për diagnostikimin e intolerancave ushqimore konsiston në hapjen e gjakut në lama specifike të cilat përmbajnë ekstrakte ushqimore dhe më pas shihet në mikroskop sesi qelizat e bardha dhe të kuqe të gjakut të pacientit reagojnë në kontakt me këto ekstrakte ushqimore. Parimi i trajtimit konsiston në hartimin e një regjimi ushqimor duke ruajtur kalorazhin ditor normal, por duke eleminuar ushqimet intolerante për një periudhë disa mujore në mënyrë që të mundësojmë zbrazjen e sasive të grumbulluara të këtyre produkteve nga organizmi ynë dhe humbjen e kujtesës së qelizave të bardha ndaj tyre.
Testi citotoksik ka qënë bazë e punës se imunologëve të shumtë si Byron M. Wackman i cili, në vitin 1959, shkroi librin: “Efektet toksike të reaksioneve antigjen-antitrupave në qelizat e individëve hipersensitiv”.

Çfarë kuptojmë me intolerancë ushqimore?
Intolerancat ushqimore janë reaksione kronike ndaj ushqimeve që konsumohen shpesh, të cilat duke u grumbulluar në organizëm provokojnë shqetësime që nuk shfaqen menjëherë por mund të kenë distancë në kohë deri në 72 orë më vonë. Si pasojë e akumulimit të ushqimeve intolerante, organizmi nxit prodhimin e disa toksinave (citokina) të cilat ngacmojnë sistemin tonë imunitar në organet apo indet më sensitive.
Nutrigjenetika nëpërmjet studimit të gjeneve, na tregon mutacione të mundshme të gjeneve përgjegjës për kodimin e enzimave të ndryshme të cilat marrin pjesë në zbërthimin apo përthithjen e ushqimeve. Duke u informuar rreth pranisë ose jo, të këtyre mutacioneve, ne bëjmë modifikimet e nevojshme në regjimin tonë ushqimor!

Gjithsecili prej nesh ka specifika të ndryshme në organizëm dhe është shumë e rëndësishme të konsultoheni me specialistë. Klinika Fit Health që ka synimin kryesor, përmirësimin e stilit të jetesës dhe parandalimin e sëmundjeve që mund të vijnë si pasojë e mos kryerjes së egzaminimeve të duhura, ju jep mundësinë për të bërë testin e intolerancës ushqimore. Pas këtij testi, konsulta me Doktoreshë Albana Daka, do t’ju bëjë të eleminoni për një periudhë kohe ushqimet që ju shkaktojnë probleme duke nisur një regjim ushqimor. Pas kesaj, organizmi juaj do t’ju falenderojë. Do ta çlironi nga toksinat dhe do t’i lejoni të tresë ushqime që ju kanë shkaktuar probleme të tjera shëndetësore.
Nëse keni pyetur veten çfarë nuk shkon me organizmin tuaj, përgjigja është një test intolerance larg… /News31

 





View this post on Instagram

 

A post shared by Fit Health Clinic (@klinikafithealth)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fit Health Clinic (@klinikafithealth)