Çfarë duhet të dimë dhe hapat që duhen ndjekur në raste aksidentesh- flet avokatja Ermela Guxholli



Kohët e fundit në Shqipëri kanë ndodhur ngjarje tronditëse që na kanë përfshirë të gjithëve. Jo vetëm emocionalisht por edhe duke na krijuar një lloj pasigurie në rrugë. Po! Aksidentet ndodhin edhe pse askush nuk i do… Mos zbatimi i rregullave të qarkullimit, telefonat e zgjuar (që ndonjëherë janë shkaktarë aksidentesh) dhe adrenalina mund të ketë pasoja fatale për ju apo persona të tjerë që mund të përfshihen në një aksident. Nuk duam aspak të bëjmë një kronologji të ngjarjeve që kanë ndodhur pasi të gjithë jemi në dijeni të tyre. Vendosëm të ndalemi tek ajo që ndodh pas një aksidenti me dëme të vogla deri tek ato më tragjiket kur ka humbje jete. Vendosëm të pyesim Ermela Guxhollin, avokate dhe drejtuese e studios ligjore të specializuar për dëmet në aksidente ‘Safe Partners’. Kjo studio ka eksperiencë disa vjeçare dhe u vjen në ndihmë të gjithë atyre që ndoshta ende nuk e dinë se çfarë ndodh pas një aksidenti. Çfarë ju mbulon siguracioni që paguani çdo vit, rrugët ligjore që duhen ndjekur apo edhe përfitimi financiar për t’u rikuperuar nga dëmtimet. Shqiptarët duhet të largojnë një here e mirë zakonin: “Sa lekë të bën dëmi” ta mbyllim ose t’i japë rryshfet policit për ta nxjerrë të pafajshëm…





Gjëja e parë që duhet të bëjmë pas një aksidenti, Ermela? Ku duhet të drejtohemi?






Siç e thatë dhe juve vetë, siguracioni që çdo drejtues mjeti ka si TPL, mbulon dëmshpërblimet në aksidente, qofshin dëme shëndetësore, materiale apo prone. Gjëja e parë që duhet të bëjë një person i dëmtuar në aksident, është të drejtohet tek një avokat i mirë i fushës. Ashtu si çdo kush kërkon mjekun më të mirë për t’u kuruar ashtu është edhe avokati, të jetë specialist i fushës që mbulon për të “kuruar” dëmet nga aksidenti.  Konsulta me një avokat me përvojë në këtë fushë, ju ndihmon të merrni vlerën e duhur të dëmit pasi asnjeherë nuk është fikse. Ajo formohet nga specialistë, ekspertë mjekoligjorë, vlerësues apo psikologë. E vërtetë që në momentin e aksidentit çdo kush mendon për emergjencën e mjekimit por është po kaq e rëndësishme edhe zgjedhja e avokatit po aq sa e mjekut. Një orientim i mirë ju krijon shumë facilitete.

Cilat janë hapat që duhet të ndjekë dikush që aksidentohet?

Hapi kryesor i një të aksidentuari është pjesëmarrja në proçesin penal në cilësinë e të dëmtuarit në aksident. Kjo pjesëmarrje bëhet nëpërmjet avokatit. Ne si studio ndjekim me rigorozitet çështjen që nga proçesi penal e më pas nis komunikimi administrativ me shoqërinë e sigurimeve për vlerën e dëmit.

Po nëse është ai shkaktari i aksidentit?

Shkaktari në aksident ka detyrimin për të paguar për dëmin e shkaktuar por nëse mban një polic sigurimi TPL, atëherë është shoqëria e sigurimit që ka dalë garant për shlyerjen e ketij dëmi. Pra ai zhvishet nga përgjegjësia civile (vetëm përgjigjet penalisht për aksidentin).

Si përfitohet dëmshpërblimi gjatë një aksidenti?

Për vlerën e dëmshpërblimit në aksidente janë 3 komponentë që ndikojnë në perllogaritje: mosha, shkalla e dëmtimit shëndetësor, paga që merr. Nuk kemi vlera të njësuara apo fikse siç është vlera e sigurimeve shoqërore. Ndaj dhe theksova pak me lart rëndësinë e një avokati të specializuar të kësaj fushe për të bërë një vlerë sa më legjitime.

Nëse kemi raste tragjike të humbjes së jetëve, a janë të informuar shqiptarët se cila është rruga që duhet të ndjekin dhe dëmshpërblimi që duhet të marrin? Apo shpesh nuk e ndjekin si proçedurë?

Në fakt lëvizja e lirë tashmë ka ndikuar mjaft mirë në ndërgjegjesimin e shqiptarëve. Jashtë janë proçedura krejt normale dhe kjo ka bërë që të gjithë ne të jemi më të informuar. Ka raste te ndryshëm për ndjekjen… Disa gjejnë më të mirin që merret me këtë fushë, disa pasi kanë peripeci të ndryshme vijnë dhe kërkojnë konsulencë, disa merren vesh me shkaktarin e dëmit privatisht duke hequr mundësinë për t’u konsultuar çfarë është më e mira në rastin e tyre…

Çfarë është polica e sigurimit,TPL, kartoni jeshil dhe kasko? Çfarë përfitojmë nëse i kemi?

Polica e sigurimit TPL është përgjegjesi ndaj të tretëve qe unë e shpjegova më lart. Pra nëse ti shkakton një aksident nuk përgjigjesh vetë për dëmin e bërë por paguan kompania e sigurimit përgjegjëse në territorin e Shqipërisë.

“Kartoni jeshil” është kur mjetet e huaja hyjnë në territor të huaj dhe gjithashtu përgjigjet kompania përgjegjëse për dëmin.

Ndërsa “kasko” është siguracion që secili e pret pranë shoqërisë së sigurimit për çdo dëm që mund t’i bëj vetë mjetit të tij ( fillon që nga një gërvishtje e deri tek vjedhja).

Çfarë ndodh nëse emigrantët shqiptarë që vijnë me pushime në atdhe, pësojnë aksident?

E njëjta përgjigje: Shumë e rëndësishme t’i drejtohen një studio të mirë avokatie; eviton çdo andrrallë për ndjekien e procedurve jo të lehta për shpërblimin e dëmit.

Në rastin e familjes që humbi jetën tragjikisht, çfarë duhet të bëjnë të afërmit e tyre veçse të kërkojnë drejtësi?

Ka shumë hapa ligjorë të sigurtë për të kërkuar të drejtën e tyre. Më besoni është një punë e madhe për ndjekjen e procedurave ligjore në procesin penal lidhur me fajsinë në aksident.. shumë e rëndësishme për tu konsultuar me më të mirët në këtë fushë!

IMG-20210724-WA0008 IMG-20210724-WA0009 IMG-20210724-WA0010
<
>

/News31