Baloni gastrik duket se është një nga shpikjet më të mira të këtij shekulli. Në fakt nuk duket, ashtu është vërtetë. Që prej eksperimentimit me këtë procedurë inovative dhe deri tek eksperienca e derimëtanishme me balonin gastrik, duhet të jemi të aftë të kuptojmë se: Po, kjo është zgjidhja më e lehtë dhe më pa dhembje, jo vetëm për të humbur kilogramët shtesë por sidomos për të mësuar organizmin tonë me një mënyrë të re ushqyerje.
Megjithatë, ndonëse një shpikje gjeniale, me balonin gastrik, njësoj si edhe me procedura të tjera të ngjashme, prej dëshirës së pacientëve për të gjetur më në fund shpëtim nga kilogramët e tepërt, klinika të ndryshme abuzojnë duke mos ofruar variantin dhe cilësinë më të mirë. Kjo bën që procedura, në vend të jetë komode dhe aspak e dhibshme siç pretendohet, të kthehet në një stres të shtuar për pacientët që kanë marrë një vendim për të ndryshuar një aspekt të tyrin shumë të rëndësishëm.
Nëpërmjet këtij artikulli, nuk duam t’ju bindim ose jo rreth balonit gastrik. Fundja, rezultatet dhe eksperiencat e të njohurve tuaj mund të vlejnë që të besoni se kjo është vërtetë një zgjedhje shumë e mirë. Sot, duam t’ju rekomandojmë të bëni zgjedhje të zgjuara përsa i përket klinikës apo versioneve të balonit gastrik që i besoni.
Në momentin e marrjes së një vendimi për të kryer këtë procedurë, rëndom mund t’ju lind dëshira prej kuriozitetit por edhe prej merakut, të bëni një “search” në lidhje me këtë. Dhe në fakt bëni shumë mirë. Për të tjerët, të cilët nuk e keni kryer këtë “search”, ky artikull do t’ju ndihmojë vërtetë shumë.
Nëprmjet burimeve nga website-t kryesore mbi shëndetin dhe estetikën, do të vini re se produkti me review-t më të mira në lidhje me balonin gastrik është,“Elipse” nga Allurion. “Elipse” nuk është vetëm një balon gastrik, por një program i mirëfilltë dobësimi pa kirurgji, pa endoskopi dhe pa anestezi. E gjithë procedura me “Elipse” zgjat 20 minuta dhe baloni kalon në stomakun tuaj duke u përtypur nga ju vetë (një gotë ujë do t’ju ndihmojë sigurisht). Pasi kalon në stomak, baloni gastrik “Elipse” do të mbushet me 550 ml lëng, duke u fryrë e duke bërë që ju të mos konsumoni doza të mëdha ushqimi. Për ta hequr këtë balon, nuk është e nevojshme asnjë ndërhyrje sepse ai do të largohet vetë nëpërmjet aparatit tretës, në momentin e duhur.
Në ndryshim nga “Elipse”, balonët e tjerë gastrik që vendosen nëpërmjet endoskopisë, shpeshherë jo vetëm që kanë probleme në pozicionim por nuk arrijnë as të mbushen me sasinë e duhur të lëngut, duke bërë që pacienti të mos ketë rezultatet e kërkuara dhe për rrjedhojë t’i nënshtrohet sërish procedurës, duke bërë që të humbasë vullnetin, besimin, kohën dhe sigurisht para. Kjo është e pamundur të ndodhë me “Elipse” ndaj dhe në të gjithë botën kjo zgjidhje po preferohet në masë duke eleminuar variantet e ngjashme në treg.
Lajmi i mirë, (përveç atij që “Elipse” më në fund ekziston!) është se këtë të fundit mund ta gjeni edhe në Shqipëri.
Klinika “Zogu i Parë” ka bërë të mundur ofrimin e “Elipse” nga Alluron duke qenë kështu të vetmit në rajonin tonë që mund të sigurojnë balonin gastrik më trend, më të sigurtë dhë me procedurën më të lehtë, krijuar deri më tani nga ekspertët e fushës.
Për konsultë apo pyetje të tjera shtesë rreth “Elipse”, ju sigurisht mund t’i drejtoheni
klinikës “Zogu i Parë” duke e vizituar nga afër, duke e kontaktuar në Instagram (këtu) ose në numrin e telefonit +355 68 400 8111.
Në një botë si kjo që po jetojmë, ku alternativat janë të pafundme, të kënaqurit dhe të realizuarit janë vetëm ata që kanë zgjuarsi të bëjnë zgjedhjet e duhura. Shpresojmë t’ju kemi ndihmuar në zgjedhjen e duhur të radhës që do të bëni, e që mban emrin “Elipse” nga Alluron!
/News31