Capital T flet për dashurinë dhe femrën më të rëndësishme të jetës së tij

One
Telekom

Capital T është një prej atyre artistëve që preferon të shprehet më shumë nëpërmjet muzikës dhe artit që bën se sa me anë të deklaratave në intervista. Përveç rasteve kur flet me ndjekësit e tij në Instagram. Megjithatë ai ka zgjedhur që të japë një rrëfim për revista “Story”, ku zbulon disa detaje jo vetëm nga jeta profesionale, por edhe personale. Edhe pse sërish, përpiqet të tregohet i rezervuar.

Kapo ka folur në lidhje me albumin e tij të fundit “Skulpture”, që pritet të dalë në 1 tetor dhe ka treguar se punën për të e ka nisur që para karantinës, megjithatë koha e qëndrimit në shtëpi e ka frymëzuar më shumë. Po ashtu ai ka zbuluar se kujt ja ka dedikuar një nga këngët më të bukura që ka realizuar së fundmi, “Flawless”. Ky projekt është për të gjitha vajzat e forta, punëtore dhe të suksesshme në botë sipas reperit.

Facile
Facile
My Dental

Capital-i tregon se nuk i sheh kolegët e tij në muzikë si rivalë, përkundrazi, secili është i mirë në atë që ka zgjedhur të bëjë, ndërkohë që nuk e hedh poshtë idenë për të bërë një këngë bashkë me Majk dhe Ledrin, (gjë për të cilën jemi dakord të gjithë). Si reperin e tij të preferuar shqiptar, mes atyre që ka bashkëpunuar, ka zgjedhur sigurisht dajën e tij, 2po2. Ndërkohë shprehet se tregu shqiptar i mjafton, për sa kohë këngët e tij dëgjohen edhe nëpër botë, gjithsesi zbulon se në të ardhmen do të ketë bashkëpunime edhe me artistë të huaj.

Nga ana tjetër, reperi i njohur thotë se ka qenë i dashuruar, si të gjithë njerëzit fundja, por për momentin femra më e rëndësishme e jetës së tij, “mbretëresha”, është nëna. I vënë mes dy zgjedhjesh, “dashurisë së madhe” apo aventurave, zgjedh të parën. Për jetën e luksit që bën ai shprehet se milioner e bëjnë vetëm dashuria dhe përkrahja e fansave, të tjerat mbeten vetëm gjëra materiale. Ah po, ai nuk harron as të ndajë sekretin e fizikut e tij, që në fakt nuk është dhe aq sekret. Ushqimi i shëndetshëm, puna dhe ushtrimet fizike. Shumë e lehtë, në teori…

Për të lexuar intervistën e tij të plotë nga Klotida Harka, klikoni këtu.