
Produkti

Bud Spencer dhe Terence Hill, miqësia që krijoji filma dhe histori të paharrueshme

A e dini se emrat Bud Spencer dhe Terence Hill janë thjeshtë emra artistikë që përfaqësojnë role të mëdha që kurrë nuk do të harrohen nga publiku? Ata quhen Carlo Pedersoli (Bud Spencer) dhe Mario Girotti (Terence Hill). Miqësia e tyre arriti të krijojë filma komikë të paharrueshëm që ndiqen nga të gjitha grupsmoshat. Nëse pyesni të gjithë të rinjtë e viteve '90 sesi i kujtojnë emrat e këtyre dy personazheve do t'ju tregojnë se kur kanë qenë fëmijë, Bud Spencerin e quanin 'Badi Speci' dhe Terence Hill 'Tec Hilli', dy personazhet e dashur në ekranin italian që të gjithë fëmijët e asaj kohe gëzoheshim kur i shihnin aq sa përpiqeshin të shqiptonin emrat e tyre. Një detaj vërtetë komik plot mallëngjim.
Carlo dhe Mario kanë prodhuar rreth 17 filma së bashku ku mbizotërojnë notat komike dhe hedhjet në aksion. Miqësia e tyre e ngushtë i bëri të pandashëm dhe historia e tyre kinematografike dukej se ishte e shkruar të ndodhte nga një forcë më e madhe se vetë natyra njerëzore e cila me fjalë më të thjeshta quhet thjeshtë fat. Në këtë artikull këtë herë nuk do të ndalemi duke radhitur filmat në të cilat ata kanë luajtur, por do të fokusohemi në miqësinë e tyre të artë. Ju siguroj që në fund të këtij artikulli do të ngrini telefonin për të kontaktuar mikun tuaj më të ngushtë vetëm që ta falenderoni që e keni në jetën tuaj, pasi të kuptuar që miqësia e vërtetë nuk është thjeshtë një mit, por një realitet i rrallë dhe i domosdoshëm.
Përpara se ata të ishin Bud Spencer dhe Taylor Hill, dy artistët pasi përfunduan studimet e larta nuk kishin asgjë tjetër për të bërë në jetën e tyre dhe kështu u regjistruan në një klub/kurs noti pasi ishin të apasionuar rreth këtij sporti. Asaj kohe ata nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Ishte Mario ai i cili u mahnit nga talenti i Carlos në not. Një adoleshent kaq i apasionuar sa në pak muaj arriti të thyejë disa rekorde noti në Itali dhe ta përfaqësonte atë në lojrat olimpike. Në blogun e tij personal Mario shkruan se e adhuronte talentin e këtij djali dhe shpeshherë afrohej për ta përshëndetur por kurrë nuk arriti të zhvillonte një bisedë me të. E kush mund ta kishte menduar se 8 vite më vonë këta dy njerëz kaq të ndryshëm do të bëheshin shokë të ngushtë e do të ndërtonin karrierën së bashku?!
Filmi i parë i realizuar nga ata quhet "Hannibal" dhe para këtij realizimi që i dha famë të dyve për një kohë të gjatë ata kanë luajtuar në role dytësore apo në teatro të ndryshme. Ishte viti 1959 kur kasti zgjodhi Carlon dhe Marion si pjesë e "Hannibal". Provat e konkurrimit u mbajtën privatisht për secilin pjesmarrës dhe ata ende nuk e dinin se kush do të ishte partneri i tyre në rol. Kur janë parë për herë të parë në xhirim, Carlo i cili e ka adhuruar gjithmonë Marion shtangu nga habia, madje u emocionua aq shumë saqë kaloi një gjendje të fikti dhe u kaplua nga frika se producentët do ta hiqnin nga ky rol. Gjatë kësaj prurje filmike ata ende nuk arritën të krijonin miqësi apo të mbanin kontakt me njëri-tjetrin. Thonë që asgjë nuk është e rastësishme, për herë të dytë ata luajtën sërish bashkë në filmin "Dio Perdona...Io No" ku Mario u punësua rastësisht në një ndër rolet krysore pasi pasi protagonisti theu këmbën gjatë xhirimeve. Kështu sërish përkrah Carlos ata u nisën për në Spanjë ku jo vetëm xhiruan përkrah njëri-tjetrin por nisën një miqësi...do të thoja perfekte edhe pse asgjë nuk është e tillë.
Të luajturi në role "Westerns all'Italiana" dy aktorët u ndërkombëtarizuan dhe për të korrur famë në Shtet e Bashkuara ju kërkua nga menaxherët e tyre që të ndryshonin emrat italianë në amerikanë në mënyrë që të bëhen më të prekshëm për publikun e huaj. Kështu Lindën Bud Spencer dhe Terence Hill. Në intervista të mëparëshme të dy aktorët janë shprehur se producenti i cili këmbënguli që figurat e tyre kaq të ndryshme të mbeten gjithmonë të bashkuara ishte Giuseppe Colizzi. Përgjatë viteve 1971-1974 ata xhiruan edhe pesë filma të tjerë së bashku ku realizimi i "Piu Forte Ragazzi" shkoi për nder të Giuseppes. Ata u zhvendosën në Kolumbi në rolin e dy pilëtove të një avioni, një film nga i cili nuk pranuan të paguheshin as edhe një qindarkë vetëm si shenjë falenderimi ndaj njeriut i cili i mbajti të bashkuar.
Edhe pse dy njerëz krejtësisht të ndryshëm në pamje dhe karakter, një detaj të cilin gjthmonë e kanë përmendur nëpër intervista është fakti se ata plotësojnë njëri-tjetrin jo vetëm në skenë por edhe në jetën private si dy pole të ndryshme magneti që tëheqin njëri-tjetrin. Edhe gjatë xhiremeve silleshin krejtësisht ndryshe. Terence i fiksuar pas korrektësisë kurrë nuk mblidhej me stafin për të ngrënë darkë pasi qëndronte në dhomën e tij duke mësuar skriptin dhe duke bërë prova para pasqyrës ndërsa Bud i cili kurrë nuk ka qenë një fans i madh i aktrimit kalonte kohën duke shëtitur në destinacionet ku do të xhironin duke pirë birra e duke u argëtuar me aktorët e tjerë. Asnjëherë nuk kanë qenë xhelozë për pamjen e njëri-tjetrin edhe pse Bud e ngacmonte Terence duke i thënë se dukej si një djalë mamaje, sytë blu të të cilit cdo nënë do të donte ta kishte bashkëshortin e vajzave të tyre.
Bud Spencer u martua me Maria Amaton në vitin 1960 një martesë pasionante nga e cila lindën 3 fëmijë; Giuseppe (1961), Cristiana (1962) dhe Diamante (1972). Terence Hill është martuar me Lori Hill Nee Zëicklbauer dhe kishte dy djem; Jess (1969) dhe Ross i lindur më 1973 i cili fatkeqësisht u nda nga jeta më 1990 gjatë një aksidenti automobilistik në Massachusetts në kohën kur Terence ndodhej në Meksikë në xhirimet e filmit "Lucky Luke".
[gallery size="full" gss="1" ids="|"]