Bllokohet Instagram, Facebook dhe What’sApp, reagon “shefi” i komunikimit



Instagram, Facebook dhe What’sApp prej mbi një ore nuk po funksionojnë, duke shënuar probleme në mbarë botën. Sipas DownDetector, problemet filluan rreth orës 16:44 dhe po prekin përdoruesit në rang global. Shefi i komunikimit në Facebook, Andy Stone shkroi në Twitter se ishin të vetëdijshëm që po hasnin disa probleme me aplikacionet.





“Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim,”– tha ai, pasi WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger janë të gjitha në pronësi të Facebook.






 

Ndërkohë që hashtagu #instagramisdown por edhe ai për të dy rrjetet e tjera sociale janë trend në Twitter. Është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar problemin, por dihet se incidenti nuk lidhet me internetin. Sakaq, në Twitter kanë “shpërthyer” memet.

 

/News31