“Biri im”, Rudina Dembacaj emocionon me urimin që i bën djalit të Markut



Ashtu siç ka treguar edhe në intervista, Rudina Dembacaj ka marrëdhënie të shkëlqyer me familjarët e bashkëshortit të saj Mark Frroku. Sot, djali i tij Leonardi ka ditëlindjen. Teksa kanë festuar në një darkë familjare, moderatorja ka ndarë dy foto në InstaStory një me Markun e një me Leonardin.





Këtij të fundit, Rudina i ka bërë një urim që na ka emocionuar të gjithëve. Ajo e quan Leonardin “birin e saj” dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen biri im, të dua”.

Kujtojmë se në 2019-ën, prezantuesja konfirmoi ndarjen nga ish-bashkëshorti, vetëm 3 vite pas martesës së tyre. Ndërkohë para disa muajsh ajo mori një super propozim për martesë nga partneri i saj aktual, Mark Frroku në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia. /News31