Bill Gates ndahet nga bashkëshortja pas 27 vitesh martesë



Themeluesi i Microsoft, Bill Gates dhe bashkëshortja e tij Melinda Gates i kanë dhënë fund martesës pas 27 vitesh së bashku dhe pas ngritjes së një pasuri prej 124 miliardë dollarësh. 65-vjeçari dhe tashmë ish-gruaja e tij e kanë dhënë lajmin e papritur në Twitter ku postuan një letër të përbashkët ku shkruhej:





“Gjatë 27 viteve, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive. Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në misionin tonë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në fazën e ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë ndërsa fillojmë të ecim në këtë jetë të re.”

Çifti ka tre fëmijë; Jennifer, 25 vjeç, Rory, 21 vjeç, dhe Phoebe, 18 vjeç.

/News31