https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/751687378706948/
/News31.al
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 117 raste të reja me Covid-19.
Dr. Rovena Daja në konferencën përditësuese mbi situatën e pandemisë, ka njoftuar po ashtu se si pasojë e koronavirusit janë regjistruar 4 viktima te spitali Covid2, Shefqet Ndroqi. 2 prej tyre pa sëmundje të tjera dhe 2 me sëmundje shoqëruese.
Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 84-vjeçare nga Shkodra, një 75-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78-vjeçar dhe një 82-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/751687378706948/
/News31.al