Bilanci i 24 orëve të fundit/ Regjistrohen 737 raste të reja, 13 persona humbin jetën nga Covid-19

Vazhdon të mbetet shqetësuese situata e pandemisë në vendin tonë, teksa në 24 orët e fundit janë kryer 2.470 testime, për të dyshuarit me Covid-19, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 737 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë këtyre 24 orëve janë ndarë nga jeta 13 persona si pasojë e koronavirusit.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve në spitalet COVID e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2 nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

My Dental

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, prej të cilëve 5 pacientë janë të intubuar.

Ditën e fundit janë shëruar 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i pandemisë.

/News31