Bilanci i 24 orëve të fundit/ 159 raste të reja, 4 pacientë ndërrojnë jetën në spitalet Covid

One
Telekom

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë  janë testuar 844 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 159 prej tyre. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se në këto 24 orë, 4 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm një 64-vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana. Një 71-vjeçar, një 81-vjeçar dhe një 89-vjeçar. Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Facile
Facile
My Dental

52 qytetarë janë shëruar ditën e fundit, duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

/News31