Bilanci i 24 orëve të fundit/ 281 raste të reja, 3 persona humbin jetën nga Covid-19

One
Telekom

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë  janë bërë 1276 testime për të dyshuarit me Covid-19, nga të cilët 281 kanë rezultuar pozitive. Në këto 24 orë kanë humbur jetën 3 persona si pasojë e koronavirusit.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm një 61-vjeçar nga Lezha, një 81-vjeçare nga Tirana, dhe një 87-vjeçar nga Elbasani.

Facile
Facile
My Dental

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ditën e fundit janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të pandemisë. /News31

COVID-19 – Statistika (18 Tetor 2020)
Raste të reja ditore: 281
Të shëruar ne 24 orë: 70
Humbje jete në 24 orë: 3
Testime ditore: 1,276

Testime totale: 107,369
Raste pozitive: 17,055
Raste të shëruara: 10,071
Raste Aktive: 6,533
Humbje jete: 451