NEWS 18 Shtator 2020, 14:45
Bilanci i 24 orëve të fundit/ 5 persona ndërrojnë jetë nga Covid-19, situata në spitale e qëndrueshme
NEWS-31
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 833 testime dhe janë konfirmuar 125 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se në këto 24 orë kanë humbur jetën 5 persona si pasojë e koronavirusit.
Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me koronavirusin një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar.
Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
/News31