Bilanci i 24 orëve të fundit/ Numër i lartë të infektuarish, 5 persona humbin jetën nga Covid-19

One
Telekom

Vijon të jetë i lartë numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 273 të infektuar ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se 5 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin e rreikzshëm, një 74-vjeçar nga Durrësi, një 76-vjeçar nga Tirana, një 81-vjeçar nga Rrogozhina, një 82-vjeçar nga Shkodra dhe një 91-vjeçar nga Korça.

Facile
Facile
My Dental

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të pandemisë.

/News31