Bilanci i 24 orëve të fundit/Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19, humbin jetën 4 qytetarë

One
Telekom

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur përditësimin mbi situatën e COVID-19 në vendin tonë, e cila mbetet shqetësuese. Në 24 orët e fundit, kanë rezultuar 132 raste të reja pozitive, nga 817 testime të kryera. Numri i të shëruarve ka arritur shifrën 6788 që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që bëhet thirrje për respektimin e masave dhe distancimit social.

Aktualisht ka 173 të shtruar në spitalet përkatëse. 15 qytetarë ndodhen në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen 4 persona: një 66 vjeçare nga Kukësi, një 69 vjeçar nga Kurbini, një 70 vjeçar nga Elbasani dhe një 72 vjeçar nga Tirana.

Facile
Facile
My Dental

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si në vijim: 24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës dhe Berat,nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë dhe nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat dhe Maliq. /News31