Bilanci 24 orëve të fundit/ Numri i rasteve të reja në ulje, 3 pacientë humbin jetën nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 824 testime, nga të cilat 144 kanë rezultuar pozitivë. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se 3 persona kanë humbur jetën në këto 24 orë nga koronavirusi në spitalet Covid.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezishëm një 57-vjeçar nga Lushnja, një 74-vjeçar dhe një 83-vjeçar nga Tirana.

Në Spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi, po trajtohen 174 pacientë, 60 prej tyre në terapi intensive, nga të cilët 6 janë të intubuar.

Gjatë ditës së fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 6733 që nga fillimi i pandemisë.

One
Telekom

/News31