NEWS 15 Tetor 2020, 14:53
Bilanci i 24 orëve të fundit/ Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja, 5 persona humbin jetën nga Covid-19
NEWS-31
Përkeqësohet ndjeshëm situata me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se nga 1398 testime e kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar 257 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që 5 persona kanë humbur jetën.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm, një 65-vjeçar nga Kavaja, një 75-vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70-vjeçare, një 71-vjeçar e një 77-vjeçare
Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ditën e fundit janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të pandemisë.
/News31