Bilanci i 24 orëve të fundit/Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19, humbin jetën 2 qytetarë

One
Telekom

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur përditësimin mbi situatën e COVID-19 në vendin tonë, e cila mbetet shqetësuese. Në 24 orët e fundit, kanë rezultuar 152 raste të reja pozitive, nga 810 testime të kryera. Numri i të shëruarve ka arritur shifrën 6668 që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që bëhet thirrje për respektimin e masave dhe distancimit social.

Aktualisht ka 171 të shtruar në spitalet përkatëse. 18 qytetarë ndodhen në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen 2 persona: një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Facile
Facile
My Dental

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si në vijim: 68 raste në Tiranë, 16 raste në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste në Kavajë, Berat, nga 5 raste në Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë dhe nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër. /News31