NEWS 15 Janar 2021, 16:32
Bilanci i 24 orëve të fundit/ 641 raste të reja me Covid-19, ulet numri i viktimave
NEWS-31
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 3530 testime për të dyshuarit me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 641 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë këtyre 24 orëve kanë ndërruar jetë 4 persona nga koronavirusi.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm: 3 qytetarë nga Tirana dhe 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 52-80 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Ditën e fundit janë shëruar 379 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,625 që nga fillimi i epidemisë.
/News31