NEWS 14 Janar 2021, 17:37
Bilanci i 24 orëve të fundit, 660 raste të reja, 5 persona humbin jetën nga Covid-19
NEWS-31
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 3695 testime për të dyshuarit me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë këtyre 24 orëve kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 5 persona.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja dhe 1 qytetar nga Vlora, të moshave 48-74 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Ditën e fundit janë shëruar 386 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,246 që nga fillimi i epidemisë.
/News31