Bilanci i 24 orëve të fundit/ Numër i lartë të infektuarish me COVID-19, humbin jetën 7 qytetarë
Situata e pandemisë në vend vazhdon të mbetet problematike. Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,508 testime dhe kanë rezultuar 490 qytetarë pozitivë me COVID-19. Numri i të shëruarve ka arritur shifrën 12,667 që nga fillimi i pandemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë, ku 16 janë në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë: një 47 vjeçare nga Vlora, një 63 vjeçar, një 70 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar dhe një 71 vjeçar nga Durrësi, si dhe një 83 vjeçare nga Elbasani.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si në vijim: 203 raste në Tiranë, nga 31 raste në Fier, Gjirokastër, nga 27 raste në Shkodër, Lezhë, 25 në Berat, 22 në Korçë, 19 në Elbasan, 13 në Lushnje, 12 në Kukës, 11 në Kavajë, nga 9 raste në Gramsh, Vlorë, nga 7 raste në Kurbin, Kuçovë, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Sarandë, nga 4 raste në Mirditë, Tropojë, Tepelenë, nga 3 raste në Kolonjë, Mallakastër, nga 2 raste në Skrapar, Krujë, Durrës, Përmet. /News31
Burimi: BalkanWeb