Bilanci 24 orëve të fundit/ 3 persona ndërrojnë jetë, spitalet Covid në kapacitete maksimale
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 872 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19 dhe janë regjistruar 164 raste pozitive. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se në këto 24 orë 3 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.
Fatkeqësisht një mësues 47-vjeçar nga Pogradeci, pa sëmundje bashkëshoqëruese, pas 12 ditësh në terapi intensive në spitalin "Shefqet Ndroqi", nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm. Edhe një 78-vjeçar nga Fieri dhe një 87-vjeçar nga Gramshi u ndanë nga jeta, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve.
Në dy spitalet Covid po trajtohen 174 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë në ditën e fundit janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6494 që nga fillimi i pandemisë.
/News31