Big Basta indinjohet për “Ditën e Burrave”, Vesa Luma i përgjigjet menjëherë!

Pak ditë më parë, për të gjithë ata që nuk e dinin, ishte “Dita Ndërkombëtare  e Burrave” e vendosur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Ama, ndryshe nga “Dita Ndërkombëtare e Grave”, kjo ditë nuk është shoqëruar as nga festime masive e as nga një seri publikimes a shkrimesh në media a rrjete sociale.

My Dental

Kjo i ka rënë në sy reperit shqiptar, tashmë të vendosur në Zelandën e Re, i cili shkruan në Facebook: “Kur ishte Dita Ndërkombëtare e Burrave para dy ditëve, nuk pashë një status të femrave që t’ju dedikonin fjalë a urime burrave apo vëllezërve!”

“…por nuk keni faj sepse nuk e keni ditur mbase. Edhe Google nuk e ndërroi imazhin siç bën në raste të tilla!”, – përfundon Big Basta statusin e tij.

Ama, i menjëherëshëm ka qenë komenti i bashkëshortes së tij, këngëtares së njohur Vesa Luma, e cila shkruan: “Po unë ta kam uruar…”.

Duket se e gjitha është një komunikim mjaft “funny” mes çiftit, të cilët duhet thënë, shquhen për komunikime të tilla në rrjetet sociale, ç’ka i bën mjaft të dashur në sytë e publikut.

Qëllimi i “Ditës Ndërkombëtare të Burrave” është rritja e ndërgjegjësimit për shëndetin e burrave dhe djemve kudo në glob, por edhe për të manifestuar barazinë gjinore e të gjitha ata djem e burra që thyejnë stereotipet e shoqërisë.