“Shoqja e ngushtë përjetë”, Big Basta i bën dedikimin romantik Vesa Lumës

One
Telekom

Vesa Luma dhe Big Basta nuk lënë rast pa shprehur dashurinë për njëri-tjetrin. Këtë herë, një dedikim romantik ka ardhur nga reperi në rrjetet sociale.

Në një foto ku shihet krahë Vesës, Big Basta shkruan: “Në 2021 bëhemi 10 vjet bashkë. Më duket sikur dje që ka ndodhur ta gjej shpirtin tim binjak. Është e vështirë të gjesh njerëz të mirë në këto kohë që të përshtaten në çdo qelizë të karakterit tënd, prandaj jam me fat që e kam. Shoqja e ngushtë përjetë, Vesa Luma. Të dua!” Pa një koment nuk ka mbetur as Vesa, që ka mbështetur çdo fjalë të bashkëshortit. “Në të mirë, në të keq, përgjithmonë. Të dua gjysma ime”, ka shkruar këngëtarja.

Facile
Facile
My Dental

Çifti jetojnë prej disa vitesh në Zelandën e Re, sëbashku me Liamin e vogël. Ata janë tejet aktivë në rrjetet sociale, e ndonëse larg vendlindjes, kujdesen që herë pas here të sjellin në vëmendje problematika të ndryshme që lidhen me vendin tonë. E gjatë kësaj kohe, nuk i kursejnë momentet e dedikimet romantike për ndjekësit. /News31