NEWS 24 Nëntor 2021, 16:44
Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën një person në Durrës
NEWS-31
Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen 11 në Durrës.
Një person është gjetur i vdekur pranë një kabine elektrike në Durrës. Dyshimet paraprake janë se ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj. Ngjarja ka ndodhur rreth 30 minuta më parë, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës.
“Më datë 24.11.2021, rreth orës 15:10, në lagjen nr. 11, Durrës, një shtetas i paidentifikuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike tek një kabinë elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen”, njofton policia.
/News31