Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden pëson frakturë në këmbë duke luajtur me qenin e tij
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, pas ekzaminimeve të bëra së fundmi ka rezultuar që ka pësuar fraktura në këmbën e tij.
Mësohet se demokrati, gjatë fundjavës që ka kaluar me familjen për festën e “Thanksgiving”, është aksidentuar teksa luante me një nga qentë e tij, të cilët të fakt janë të njohur në rrjetet sociale.
Ekipi i Tij tha se ai ka bërë ekzaminimet me një mjep ortoped, për të parë me saktës çfarë problemesh ka këmba e tij. Biden, i cili do të jetë kreu i shtetit amerikan prej 20 janarit të vitit të ardhshëm, ka pësuar fraktura në kyçin e këmbës dhe tani do t’i duhet të rekuperohet.
Ndërkohë rivali i tij Donald Trump, edhe pse vazhdon të mos e njohë si fituesin e zgjedhjeve, i ka uruar “shërim të shpejtë” në Twitter. Po ashtu edhe qytetarët amerikanë i kanë çuar mesazhe të shumta atij që do të jetë Presidenti i 46-të i SHBA.
/News31