Beyonce ndan foto të papublikuara kurrë më parë në 40-vjetorin e lindjes
Kush e drejton botën? Beyonce! Fituesja historike e Grammy festoi dje ditëlindjen e saj të 40-të dhe siç bën zakonisht ndau me fansat e saj foto të papublikuara kurrë më parë. Diva e muzikës është shumë hermetike rreth jetës private dhe në ditë të veçanta surprizon fansat e saj në gjithë botën duke publikuar foto nga momentet më të rëndësishme të saj dhe familjes. Në Website e saj themeluesja e "Ivy Park" publikoi disa kolazhe me foto që kanë shënuar karrierën e saj gjatë këtyre dekadeve, si dhe momente të jetës private.
Albumi përmbante fotografi të papara të Beyonce-s nga viti 1981 deri në vitin 2021, të cilat përfshinin foto nga Destiny's Child, prapaskenat e ndryshme, momente nga marrja e çmimeve të shumta dhe foto të adhurueshëm familjare me Jay-Z, vajzën e tyre Blue Ivy, 9 vjeçe, dhe binjakët Sir dhe Rumi, 4 vjeç.
Muajin e kaluar, Beyoncé bëri një rrëfim të rrallë duke u shfaqur në kopertinën e "Haper's Bazaar" për numrin e shtatorit. Ajo foli për dekadat e kaluara në skenë si edhe dëshirat e planet për dekadën e ardhshme.
"Kam kaluar kaq shumë vite duke u përpjekur për të përmirësuar veten dhe për të përmirësuar gjithçka që kam bërë, dhe jam në një pikë ku nuk kam më nevojë të konkurroj me veten time," shpjegoi ajo. "Unë nuk kam asnjë interes të shikoj prapa. E kaluara është e kaluar. Dëshira ime është që të 40 -at e mi të jenë argëtuese dhe plot liri. Dua të ndiej të njëjtën liri që ndiej në skenë çdo ditë të jetës sime. Dua të eksploroj aspektet e vetes sime që nuk kam pasur kohë t'i zbuloj dhe për të kaluar kohë me burrin dhe fëmijët e mi. Unë dua të udhëtoj. Unë dua që kjo dekadë e ardhshme të ketë të bëjë me festimin, gëzimin dhe të jetë e mbushur me dashuri. Unë dua t'ua jap gjithë dashurinë që kam njerëzve që më duan."- tha ajo.
/News31