Berisha zbulon aksionin: "Të enjten zhvilloj takimin e parë me anëtarësinë e PD-s"
Sali Berisha ditën e enjte zbret në bazë. Ish-kryeministri rrëfeu mbrëmjen e sotme hapat e lëvizjes së tij brenda PD-së për të kundërshtuar vendimin e Lulzim Bashës. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se ai do të nisë takimin e parë me anëtarësinë e Partisë Demokratike, ditën e enjte në Tiranë. Më pas takimet do të zhvillohen në të gjithë Shqipërinë.
I pyetur nëse po ndjek të njëjtën rrugë si Fatos Nano, Berisha tha se janë dy situata të ndryshme, sepse Nano në atë kohë ishte në qeveri.
"Nis takimet me anëtarët, foltoret me simpatizantët e partisë Demokratike. Dhe do vijoj kështu. Sepse me ketë vendim…..hoqi njerëz që kishin një jetë të tërë në Partinë Demokratike që në vitin 2017. Ishte pushkatim politik dhe ua kam thënë dhe atyre, edhe Astrit Patozin e kam thirrur në zyrë. Pse e bëri? Për veten e tij e bëri, vendim personal. Takimin e parë e kam ditën e enjte. Më pas në të gjithë Shqipërinë. Vendosi paralele me Partinë Demokratike. Fatos Nano e nisi katharsis-in, por ishte në qeveri. Ne kemi tetë vite në Opozitë. Ai e kishte betejën me ministrat me qeverinë, ne nuk kemi probleme të tilla."
Por cfarë ndodh nëse anëtarësia voton në favor të tij? A ka Sali Berisha ambicie për të rimarrë drejtimin e PD-së?
“Nuk është qëllimi për kthimin e kryetarit Berisha” tha ai duke vijuar më tej për të mos e përjashtuar se me anëtarësinë do të flasë për të ardhmen. “Nuk mohoj që kjo foltore dhe ky debat do të ndalet edhe për çështjen e perspektivës së PD-së. Rikthimi im është shpallur në 19-20 maj (kur u shpall “non grata”). Kam një betejë përpara dhe duke mos paragjykuar asgjë. Por cfarë ndodhi? Ndodhi që nga shumë drejtime, informacionet se Basha ka shprehur që unë kam qenë arkitekti i qëndrimeve të gabuara të PD-së. Nuk kam asnjë fakt, por burime kanë qenë zyrtare dhe jo zyrtare, të huaja”.
/News31