"Bëra sikur i harrova ditëlindjen", Albano rrëfen si i propozoi partneres për martesë
Albano Bogdo ishte dje i ftuar në emisionin "Në kurthin e Piter Pan" ku u pyet nga vogëlushët për shumë aspekte të jetës së tij. Në një rrëfim ndryshe aktori i humorit i dashur për publikun shqiptar ka treguar historinë e veçantë si i ka propozuar partneres për martesë.
Ai tha se iu desh të shtirej sikur i kishte harruar ditëlindjen pasi kishte një plan surprizë dhe shumë të bukur për të ardhmen e çiftit.
“Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bërë asnjë surprizë, as kur vajti ora 12, nuk isha në shtëpi. Bëra sikur e harrova, sinqerisht ia prisha ditëlindjen. Të nesërmen, dolëm për darkë bashkë me prindërit e mi. Kur u kthyem në shtëpi, unë po i kërkoja falje që nuk ia mbajta mend ditëlindjen dhe i thashë: “Do të të ulem në gjunjë që të më falësh?” U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: “Po kjo ç’është?” “Dhurata për ditëlindjen është dhurata për të gjithë jetën…”, tregoi Albano. /News31
https://www.youtube.com/watch?v=gQMiXObE4oc