Pas Gigi-it, edhe Bella Hadid ndan foton me “barkun e rrumbullakosur”

One
Telekom

Prisni se nuk është ashtu siç duket… Gigi Hadid pritet që të bëhet nënë për herë të parë këtë muaj dhe motra e saj Bella mesa duket mezi pret që të vijë në jetë mbesa e saj.

Modelja e njohur ka postuar një foto në Instagram, që në fakt është shkrepur në muajin qershor. Në foto, Bella dhe Gigi janë duke duke mbajtur të dyja dorën tek barku. Por ndërsa Gigi-t i duke qartësisht barku i rrumbullakosur, motra e saj e vogël duket se po përkëdhel stomakun pasi i ishte fryrë pak nga hamburgerat.

Facile
Facile
My Dental

Në përshkrimin bashkangjitur fotos Bella shkruan shprehjen e zakonshme për pritjen e ëmbël, se ka dy “simite në furrë” (buns in the oven), vetëm se i saj është nga hamburgerat, ndërkohë që i Gigi-t është nga Zayn (Malik).

Postimin ajo e mbyll duke i shprehur dashurinë Gigi-it dhe kunatit, ndërkohë që fansat e saj i ka kapur për një moment paniku. Kjo pasi kur kanë parë fillimisht foton menduan se mos edhe Bella ishte shtatzënë, ndërkohë që pasi e lexuan mendojnë se Gigi e ka sjellë në jetë tashmë fëmijën dhe ky postim është urimi i së motrës.

E sigurtë është vetëm që Bella ka vhamburgera në bark, në këtë foto… Për të tjerat, ka një mundësi.