Bebe Rexha publikon videon duke qarë dhe ndan me fansat lajmin e shumëpritur
Bebe Rexha ka ndarë sot me lot në sy me fansat e saj lajmin e shumëpritur. Las 3 vitesh punë, këngëtarja më në fund do lançojë albumin e saj të tretë. Albumi publikohet në datë 7 maj dhe mban titullin “Better Mistakes”, teksa artistja po ashtu ka publikuar kopertinën e albumit, ku shfaqet e veshur me një "body" bardhë e zi. Bebe ka publikuar një video në Instastory ku shihet duke qarë, nga gëzimi autorja e hitit "Baby I'm jalouse" thotë:
“Po qaj me të vërtetë. Kanë kaluar 3 vite me koronavirusin dhe gjithçka. Është thjesht wow! Më në fund. Po e bëj me të vërtetë këtë gjë. Jam shumë gati”.
[video width="288" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/news-31.com/wp-content/uploads/2021/04/video-1618414507.mp4"][/video]
Albumi i parë i Bebe Rexhës u publikua në vitin 2015 me titull “I don’t wanna grow up”. Ai u pasua nga “All your fault” që u publikua në 2017-n në dy pjesë. Ndërsa albumi i fundit u publikua në 2018-n me titull “Expectations”.
/News31