Bashkimi Evropian merr vendimin për festat e fundvitit!

Me afrimin e festave të fundvitit është rritur edhe shqetësimi i agravimit të situatës së Covid-19, jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën.

Duke qenë se njerëzit gjatë kësaj periudhe nisin pushimet dimërore dhe organizohen për festa, Komisioni Evropian është mbledhur për të diskutuar disa masa të reja gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

My Dental

Komisioni u ka kërkuar vendeve të BE ndalimin e tubimeve brenda ambienteve të mbyllura dhe bashkimet familjare. Nga ana tjetër, u ka kërkuar qeverive të vendosin shtetrrethim të detyrueshëm gjatë orëve të natës për të shmangur festat dhe organizimet.

Gjithashtu, Komisioni ka sugjeruar që shërbesat fetare të bëhen online ose të anulohen.