Një vit më parë u bënë prindër, bashkëshortja e Gaz Pajës ndan urimin e ëmbël për të birin

Një vit kalon shpejt, sidomos kur familjes i shtohen të vegjëlit. Në shtëpinë e Gaz Pajës sot ka festë, pasi Dardi feston 1-vjetorin e lindjes.

Një urim tipik prej mamaje ia ka dedikuar Ira Seferi të birit në Instagram. “Gëzuar 1-vjetorin të voglit tim. Uroj gjithë të mirat e botës për ty Dardush dhe mos harro që ke një krah për të fjetur gjithmonë! Mami të do shumë shumë!”, ka shkruar Ira, duke shtuar: “Sa shpejt kaloi 1 vit!” Eh, vetëm prindërit e kuptojnë këtë…Ira ka ndarë edhe një foto të Dardit, i cili shihet duke qendruar në këmbë. Çifti tregohen shumë të kujdesshëm lidhur me të voglin, duke mos ia zbuluar asnjëherë portretin (deri më tani).

My Dental

Megjithatë, një imazh kaq të plotë të Dardit vështirë se e kemi parë në rrjetet sociale. Edhe “News31” i uron vogëlushit GËZUAR DATËLINDJEN! /News31