Bashkëshortja e Florjan Binaj, i bën një dedikim emocionues në 17 vjetorin e lidhjes



Kush tha që femrat nuk dinë të jenë romantike me partnerët e tyre? Sadina, bashkëshortja e Florjan Binaj ka bërë sot një dedikim mjaft të ndjerë për aktorin e Portokalli në 17 vjetorin e lidhjes së tyre.Ish-Missi ka postuar 3 foto me Florin në Instagram shoqëruar me një urim që na ka emocionuar të gjithëve. Ajo e quan aktorin “mburojën” e saj dhe thekson se te ai ka gjetur qetësinë e ngrohtësinë në momentet e vështira por edhe ato të bukura.


“Një histori e bukur dashurie nisi 17 vite më parë, më 7.4.2004…E kujton si tani, çastin kur kapëm fort për dore për të mos e lëshuar kurrë dorën e njëri-tjetrit…dhe pse të vegjël përballuam çdo dallgë, stuhi…qamë e qeshëm bashkë, kaluam çdo moment të hidhur bashkë, shijuam çdo ditë me diell…tek ti mbështeta kokën kur pata humbjen time më të madhe…tek ti mbështeta kokën kur pata gëzimet më të mëdha në jetë!! Ti je mburoja ime, që nuk le të më lagë shiu, të me fryjë era…që më qetëson kur shqetësohem, më bën të qesh kur unë qaj. Të të them u plaktë me ty jeta ime, më duket pak…qofshim bashkë dhe në jetën tjetër! Të dua! Gëzuar zemra ime,” shkruan Sadina në postim.

Kujtojmë se çifti i dashur për publikun shqiptar janë prindër të dy fëmijëve tepër bukuroshë, djalit Glauk dhe vajzës Krena.