Mjaftoi një detaj që fansat të mendojnë se bashkëpunimi mes Loredanës dhe Mozzik do të jetë emocionues
Shumë shpejtë mund të dëgjojmë një bashkëpunim mes Loredanës dhe Mozzik. "Është sekret për momentin, por do e mësoni", ka shkruar Loredana për fansat.
Sa për detaje të mëtejshme, reperja ka preferuar t'i zbulojë për një moment të dytë. Ka qenë miku i Loredanës, Abidon, ai që ka tërhequr vëmendje me postimin e fundit. Ai ka lënë të kuptohet se një nga këngët e albumit "Medusa" do të jetë shumë emocionale. Jo vetëm kaq, pasi siç thekson Abidon, "Hap pas hapi kënga do të kthehet në hit". Ka mjaftuar kaq që fansat të mendojnë se bëhet fjalë për bashkëpunimin me Mozzik dhe po, adhuruesit e çiftit kanë nisur të postojnë në faqjet e tyre aludime nga më të ndryshmet.
Le të themi se Loredana dhe Mozzik gjetën edhe një herë mënyrën si të jenë më të përfolurit në rrjet. Pjesën tjetër mbetet të shohim se kur do ta zbulojnë. /News31