“Bashkë gjithmonë”/ E përlotur, Luana Vjollca jep një mesazh për ndjekësit e saj



Sezoni i ri televiziv ka nisur tashmë, por ne ende nuk e dimë se ku do të shohim një nga moderatoret më të dashura, Luana Vjollca. Fansat e saj janë në pritje dhe duan një përgjigje nëse do fillojë sërish “Shiko kush luan” apo se çfarë projekti po sjell ajo.





Ndaj, pas gjithë kësaj dashurie nga ndjekësit, që duhet thënë që janë shumë besnikë, Luana ditën e djeshme shkroi në Instastory se po kalonte ditë të vështira, me ndjesinë më të bukur falë tyre.






Më pas përmes disa videove, ajo tregoi se inboxi i saj është plot, me mesazhe, se kur do nisë emisioni e se kur do të kthehet në ekran. “Jam pa fjalë nga ndjesia perosnale që marr nga e gjithë kërkesa juaj e pafundme. Është ndjesia më e bukur e gjithë karrierës time”, tha moderatorja e përlotur, duke shtuar se së shpejti do të sqaronte arsyet e lëvizjes së saj.

Ne ende nuk dimë më shumë detaje, por gjatë festës së 30-vjetorit, Luana zbuloi se prej 7 muajsh po punon për “projektin e jetës” teksa tregoi se ai titullohet “Thuaje”. “News31” zbuloi në mënyrë ekskluzive se ky projekt do të jetë një projekt zemre, siç e quajti edhe vetë Luana, dhe do të ketë histori të vërteta. (KLIKO)

Pasi zbuloi projektin surprizë, ajo tha “Në cilin televizion do e shohim këtë Luanën?”, pyetje që mbetet ende pa përgjigje, derisa vetë moderatorja ta zbulojë.

/News31