Autoritetet e spitalit “Shefqet Ndroqi”: “Pacienti që u vetëvra u shtrua në urgjencë në 28 Nëntor”

Autoritet e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë dhënë versionin e tyre zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ditës së sotme, hedhjen nga kati i tretë i spitalit të pacientit, që fatkeqësisht ndërroi jetë.

Sipas tyre, pacienti është shtruar në urgjencën e spitalit “Shefqet Ndroqi” pasditen e 28 nëntorit, pra dy ditë më parë.

My Dental

”Pasi iu kryen ekzaminimet imazherike, u trajtua në urgjencë dhe një ditë më pas, në 29 nëntor, u transferua në katin e parë, sipas të dhënave zyrtare”- thonë autoritetet e spitalit “Shefqet Ndroqi”, i konsideruar gjatë muajve të pandemisë si Covid2.

Ndërkohë vijojnë hetimet nga ana e autoriteteve kompetente lidhur me ngjarjen, e cila është e përsëritur.

60-vjecari me iniciale L.S. nga Rrësheni, sipas policisë, i dha fund jetës mbrëmjen e djeshme në orën 00.30. Ai ka ndërruar jetë menjëherë duke mos u dhënë kohë mjekëve. Ky është rasti i 4 pacientëve që hidhen nga katet e këtij spitali, dhe i 5 me Covid-19 që humb jetën në një formë të tillë.

Autoritetet spitalore u detyruan të bëjnë këtë sqarimin për mediat, pasi fillimisht u raportua se ai kishte 10 ditë që kurohej në këtë spital, në terapi intensive.

/News31

Burini: Newsbomb