Aurela Hoxha publikon foton e rrallë duke u kujdesur për djalin, nuk i shpëton ky detaj
Pas shumë thashethemeve, Aurela Hoxha konfirmoi sëfundmi se është bërë nënë për herë të parë. Modelja e njohur ka sjellë në jetë një djalë të cilin, ashtu siç kanë zbuluar edhe miqtë e saj Dorina Gegici e fotografi Endrit Mertiri, e ka pagëzuar me emrin Alaron. Ndërkohë që lajmin e bukur Aurela e bëri publik në fund të muajit korrik, ajo është kujdesur që të mos postojë shumë foto të të voglit të saj në rrjete sociale. Si rrallë herë, ajo ka ndarë dy foto në InstaStory të Alaron por duke mos harruar detajin që nuk i shpëton kurrë. Aurela sigurohet që t'i fshehë portetin e gjithmonë t'i shoqërojë postimet me emojin e "syrit të keq". Në njërën prej fotove modelja bukuroshe shfaqet duke u kujdesur për të në shezlong, kurse në tjetrën është vetëm Alaron i shtrirë në shtrat.
Kujtojmë se Aurela ka 6 vite që është në një lidhje me partnerin e saj Alban. Në ditën e Shën Valentinit, ajo zbuloi ata kanë shumë vite bashkë, teksa ndau edhe një moment të ëmbël me të në InstaStory. /News31