Aulona Musta tregon për herë të parë detaje nga programi që do e rikthejë në ekran
Pak ditë më parë gazetarja dhe moderatorja e njohur Aulona Musta zbuloi për News31 se po rikthehet në televizion me një projekt të ri. E ditën e sotme e ftuar në "Pardon my french" në Top Albania Radio përballë Jonida Aliçkollit dhe Kejvin Kalo ajo ka zbuluar më shumë detaje rreth emisionit të saj. Aulona tregoi se bëhet fjalë për një "Late night show" i cili vjen me një risi nga programet e tjera. Kjo pasi pjesë e tij do jetë edhe rubrika "Në formë me Aulonën", e cila është një platformë që ndihmon njerëzit për të qëndruar në formë. Përveç saj, emisioni do përmbajë rubrika të tjera e personazhe tejet interesante, sigurisht edhe showbiz, të cilit Aulona nuk "i largohet dot".
Moderatorja nuk zbuloi datën e rikthimit të saj, por premtoi se kjo do ndodhë shumë shpejt. Ndërkohë, theksojmë se projekti i fundit televiziv i saj është “ThumbON” i cili u transmetua në RTV Ora në vitin 2019.
/News31