“Ata nuk e kanë idenë”, Sara Malaj thumbon hapur dhe bën deklaratën e fortë



Sara Malaj është një nga vajzat që do të mbahet gjatë edhe pas përfundimit të “Përputhen”. Marrëdhënia e saj me Geljanin, Atdheun, zënkat e pajtimet me Jasminën i dhanë vëmendje bukuroshe bionde në program. Sëfundmi pas daljes nga emisioni, ajo dhe Atdheu pushtuan mediat rozë me lajmet e ndarjes, ribashkimit, e së fundmi ndarjes sërish. Tanimë dyshja e famshme nuk janë më bashkë dhe këtë e treguan vetë ish-konkurrentët përmes postimeve në rrjete sociale dhe e konfirmuan publikisht të ftuar në “Top Arena” përballë Antonela Berishaj disa javë më parë. Por duket se “dramat” nuk kanë mbaruar ende. Sara ka publikuar sot në status në InstaStory që duket si thumb i hapur për disa nga ish-konkurrentët e “Për’puthen”.










“Ata nuk e kanë idenë se kush jam në të vërtetë”, shkruan ajo në deklaratën që duket më shumë si një paralajmërim. Për kë e kishte vallë? Kjo mbetet për t’u parë. /News31