“Ata në Prishtinë që bëjnë një euro janë më të mirë”, Elita Rudi tregon se sa pagoi për një hamburger te “Nusret-i”



Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, së bashku me familjen e saj po shijon disa ditë pushimi në Turqi. E me atë rast ata kanë bërë edhe një vizitë në restorantin e kuzhinierit të famshëm ‘Nusret’. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit disa pamje në Instastory, ku mes të tjerash ka treguar se ka provuar edhe një hamburger.










“Është thjesht një hamburger i mbështjellë me folje ngjyrë ari, e që më të mirë janë ata të Prishtinës që kushtojnë vetëm një euro”, thotë Elita që si duket s’i ka pëlqyer edhe aq shumë.

E pyetur nga ndjekësit ajo ka zbuluar edhe çmimin e tij duke treguar se kushton plot 65 euro. Në Instastory Elita ka shpërndarë faturën e plotë, që në total i ka kushtuar 293 euro.

/News31