“Ata ma vodhën jetën”, Ledjana ka një mesazh pas largimit të bujshëm nga “Për’puthen”



Ledjana Prenga “pushtoi” mediat rozë dy ditë më parë me lajmin e largimit të saj nga “Për’puthen”. Ish-konkurrentja vendosi t’i jepte fund rrugëtimit të saj në programin e dashurisë për shkak se u akuzua dy herë për një lidhje me një person në Belgjikë. Ishte Melisa Lleshi ajo që e “mbushi kupën” për Ledjanën, e cila së fundmi forcoi aludimet.






Pasi paralajmëroi në InstaStory se ata që e akuzojnë sërish për “burrin” në Belgjikë do e paguajnë shtrenjtë, Ledjana ka një dhënë një mesazh të fshehur në TikTok.

Ajo ka publikuar një video nga dritarja e një hoteli në bregdet ku në sfond dëgjohet një fragment i këngës së Anxhela Peristerit, “Ata”.

“Na hodhën helm me gënjeshtra. Ata e dinin mirë sa të desha, ata ma vodhën jetën mua. Jeta ishin sytë e tu,” thotë teksti i baladës.

Këto fjalë duken si një mesazh i pastër për ata që “shkatërruan” romancën e Ledjanës me Mevlanin me gënjeshtrat e tyre. Kujtojmë se ky i fundit vazhdon të qëndrojë në emision dhe u shpreh në puntatën e djeshme se “nuk e priste kështu fundin”. /News31