Askush nuk duhet të hyjë në lokal pa pasaportën e vaksinimit në Francë prej kësaj date
Nga 9 gushti, të gjithë ata që duan të shkojnë në lokale apo të udhëtojnë me tren ose avion në Francë, duhet të jenë të pajisur me pasaportë vaksinimi. Lajmi u bë me dije dje nga zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal. Projektligji i zgjatjes së lejes së shëndetit, i cili u miratua nga Parlamenti të dielën në mbrëmje, së pari duhet të miratohet nga Këshilli Kushtetues, i cili duhet të shpallë vendimin e tij në 5 gusht. Ky projektligj ka nxitur protesta masive në Francë, por qeveria është shprehur e vendosur për ta çuar përpara, duke i bërë kështu pasaportat e vaksinimit një pikë kryesore në luftën ndaj Covid-19. Pasaporta duhet të vërtetojë që personi është i vaksinuar plotësisht, të ketë test negativ për Covid si dhe të jetë i shëruar për të qenë e vlefshme.
Vaksinimi për mjekët dhe punonjësit në shëndetësi në Francë do të jetë i detyrueshëm. Më tej zëdhënësi Attal tha se pasaporta e vaksinimit do të jetë e detyrueshme në lokale, restorante, fluturime dhe udhëtime tjera të brenda vendit. Ai tha se shkak për rritjen e numrit të infektuarve ditët e fundit është bërë varianti “Delta”. /News31