Zbulohet arsyeja pse Cardi B i ka kërkuar divorcin Offset
Cardi B I ka dhënë fund zyrtarisht lidhjes me reperin Offset. Ishte “E! News” që e konfirmoi lajmin, duke publikuar kërkesën për divorc që reperja e hitit “WAP” ka bërë në gjykatë, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk ka folur në lidhje me ndarjen.
Divorci vjen 3 vite pasi çifti u martua në mënyrë sekrete në shtator të 2017-ës dhe një vit më vonë erdhi në jetë vajza e tyre, Kulture, e cila tani është 2 vjeç. Sipas dokumentave në gjykatë, Cardi dhe avokatët e saj e përshkrujnë martesën si “ të pariparueshme” dhe “pa asnjë shpresë për pajtim”.
Një burim pranë çifti ka shpjeguar arsyen se përse reperja ka vendosur që t’i jap fund zyrtarisht lidhjes.
“Cardi nuk i beson më Offset. Ajo është përpjekur shumë këto dy vite dhe ka dashur që ta falë, por ka qenë shumë e vështirë pas skandalit të fundit të tradhëtisë. Madje thuhet se ai e ka tradhëtuar sërish. Offset i ka thënë që kjo nuk ka ndodhur, por ndryshe thonë disa vajza që i kanë rrëfyer asaj gjithcka. Cardi nuk mundej më ta vazhdonte martesën dhe kërkoi të ndahej.”- tha ndër të tjera burimi, duke treguar se reperja do të vendosë një shembull të mirë për vajzën e saj dhe të gjithë vajzat e tjera.
Për të gjithë personat afër tyre, kjo kërkesë për divorc ka qenë mjaft shokuese, pasi ata jetonin bashkë, kujdeseshin për Kulture dhe pamja nga jashtë dukej shumë e qetë.
/News31