Arsimi thyen heshtjen, zbulon çfarë po ndodh mes tij dhe Antonelës
Alarm fals! Marrëdhënia mes Antonelës dhe Arsimit nuk është ashtu siç është dukur në rrjetet sociale këto ditë. Më në fund, Arsimi ka thyer heshtjen dhe ka treguar se çfarë po ndodh mes tyre në një intervistë me "Shqipëria Live". Ndonëse pranoi se Antonela i pëlqen, ish-konkurrenti i Për'puthen tha se mes tyre nuk ka asgjë, veç miqësisë. Po ashtu, ai tregoi se po bashkëpunojnë për një projekt muzikor. Më tej, ai pranoi se takimi i tyre në Milano ndodhi me të vërtetë rastësisht.
“Antonela më pëlqen është një vajzë e bukur, por nuk ka asgjë mes nesh. Ne do të kemi një projekt bashkë. Bëhet fjalë për një projekt muzikor. Është e vërtetë që kemi pasur një takim në Milano. Unë shkova për të takuar familjen dhe disa shok në Milano, edhe Antonela takoi familjen dhe vendosëm që të takohemi edhe ne të dy, sepse kur je në emision krijon edhe shoqëri. Por ishte rastësisht, nuk kemi planifikuar asgjë. Isha unë aty, më shkruajti i shkrova dhe u takuam. Xhirimet e klipit nuk janë realizuar në Milano, porjanë në shumë vende”, tha Arsimi.
Ndërkohë rreth dedikimit të Antonelës me këngën e Loredanës, ai sqaroi:
“Ajo është një këngë rap gjermanisht edhe është e Loredanës me Zuna, është shumë e dëgjuar. Nuk besoj se më referohet mua Antonela si i dashuri i saj”.
Arsimi sapo është ndarë nga Ana Lleshi. Brenda pak javësh nga momenti që ata të dy bënë publike lidhjen e tyre, vendosën të ndanin përfundimisht rrugët. Arsimi ka rrëfyer se ka pasur një pëlqim shumë të fortë për Anën dhe se madje kanë shkëmbyer unaza me njëri-tjetrin. Por, tregoi se Ana donte vëmendje gjatë gjithë kohës dhe se kjo gjë ishte bërë e bezdisshme për të. Nga ana tjetër, Antonela vijon rrugëtimin e saj në Për’puthen.
/News31