Arrestohet 54-vjeçari, ngacmoi seksualisht të bijën dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

One
Telekom

Një 54-vjeçar nga Kruja është arrestuar pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj së bijës. Shtetasi me iniciale E. S. është vënë nën pranga nga Policia, ndërsa vijojnë hetime të mëtejshme.

Përpos ngacmimit ndaj vajzës së mitur, 54-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike edhe ndaj bashkëshortes. Policia e ka arrestuar shtetasin në flagrancë, ndërsa dosja i ka kaluar Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Krujë dhe Durrës.

Facile
Facile
My Dental

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.S., 54 vjeç, banues në Krujë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

Burimi: opinion.al