Situata e pandemisë, mjeku pneumolog: “Maska në rrugë nuk do sjellë asgjë, ky është gabimi që bëhet me trajtimin”

One
Telekom

Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka folur sot ditën e sotme në lidhje me situatën e Covid-19 në vend, teksa shpjegoi gabimin që bëhet me mjekimin që mjekët japin për të infektuarit, shifrat rekord ditore, mbajtjen e maskës në rrugë dhe për vdekjen e të riut nga Korca, pa sëmundje bashkëshoqëruese.. Në lidhje me këtë të fundit ai tha:

“Jam informuar për rastin e tij. Po të shikoje imazhet e skanerit ishte shumë e rëndë gjendja e mushkërive. Eksperienca jonë deri tani është që kemi pasur shumë të sëmurë të moshuar, ashtu siç kemi pasur mosha të reja me shumë pak probleme. Kjo është një sëmundje që terapinë më të mirë ka imunitetin personal. Nëse pacienti reagon me antikorpe kryesisht shkon mirë. Problemi është për grupin e pacientëve që nuk i krijon këto. Shenjat ne i dimë. Ato shenja që kemi parë janë edhe tani. Por shfaqja është e ndryshme. Pjesa më e madhe e kalojnë lehtë’.

Facile
Facile
My Dental

Në intervistën për “Abc News” Mezini tregoi se ditët më problematike, për ata që janë prekur nga koronavirusi, janë nga dita e 8 deri në të 12: “Zakonisht dita më problematike është dita e 8-12. Ky është momenti kur imuniteti thyhet dhe pacienti ka aplikacionet më të rënda”

Për të mjekët në vendin tonë janë duke bërë disa gabime me kurën që japin për pacientët, ndërsa tha se ata që paraqiten në spital janë në gjendje të rëndë.

Unë do thoja që monitorimi duhet të ishte më i mirë. Mjekimi fillohet sipas stadit. Duhet një ndjekje më e mirë nga mjekët e familjes. Duhet të bëhen këto analizat e gjakut për të kuptuar ku po shkon. Ajo që vëmë re është se pacientët në spitalin tonë vijnë në gjendje të rëndë. Gabimi që po bëjmë ne është që ditën e parë, pavarësisht shenjat që ka, fillohet me një terapi agresive, fillohet me antibiotik që është e panevojshme. Antibiotiku fillon kur ka pneumoni. Tek ajo që vënë re është se fillohet terapi që ditën e parë me antibiotikë dhe deksametazon. Ky përdoret për pacientë në gjendje të rëndë, dhe fillohet në ditën e 7 nëse pacienti ka mungesë oksigjeni”.

Si e gjykon mjeku i njohur përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambientet publike?

“Unë si profesionit kam bindjen e plotë që nuk do të sjellë asgjë. Nuk ka evidenca që maka në rrugë të ndihmon. Nuk kam parë asnjë studim. Nuk e di pse është vendosur dhe ku do dalë. Para se të shkojmë te maska në rrugë ne duhet të bëjmë detyrën tonë si shtet. Ne këtë pjesë nuk e bëjmë. E shikoni që janë rritur testimet dhe janë rritur numrat. Unë nuk e kuptoj, ne u themi mbaje maskën në rrugë dhe në lokal hiqe. Në karantinë duhet të ishim përgatitur për të testuar sa më shumë. Duhet të krijoni protokollet e sigurisë në punë. Ne këto nuk i bëmë.”- shprehet Mezini.

Për numrat rekord të ditëve të fundit pneumologu nuk është i shqetesuar.

“Këto numra nuk më trembin se me siguri kanë qenë. Imagjino të bëhen 200 teste do të jetë ai numri optimal. Pres të rrjedhë kjo situatë. Nuk besoj se do të ketë ndonjë kërcim të madh, janar-shkurt do jetë më vështirë. Spitali nuk është zgjidhje. Zgjidhja është që shteti të bëjë detyrën e vet të testojë shumë. Nga ana tjetër njerëzit të bëjnë punën e vet, distancimi fizik, përdorimi i  maskës në ambiente të mbyllura. Spitalet Covid 3 dhe 4 për mua duhet të ishin hapur  që të krijohet pak frymëmarrje. Protokolli më i mirë është një pacient një dhomë. Të hapin 3 dhe 4 që të ulin ngarkesën virale. Shteti duhet të bëjë këto detyrime dhe pastaj të kalojë tek maska në rrugë”, thotë ai.

Sanatorium është drejt ezaurimit, sipas Mezinit, ndërkohë që mjekët kanë nisur të ndjejnë lodhjen e pandemisë dhe gjithë këtyre muajve “luftë”:

“Kapaciteti maksimal i spitalit tonë është 192. Jemi drejt tezaurimit. Tirana është më problematike. Deri në 15 tetor e kishim ne Tiranën. Do e shikojmë këtë muaj se është Infektivi që trajton TIranë dhe do shikojmë si do veprojmë. E ndjejmë që po fillojmë të lodhemi. Ka pasur rifreskim stafi. Edhe stafi që duhet tëvijë duhet të jetë i kualifikuar”

/News31