Ardian Bujupi nuk i dëgjon kurrë këngët e Samanta Karavellës dhe ka një arsye pse

One
Telekom

Ardian Bujupi ishte i ftuari në “Shiko Kush LUAN” mbrëmjen e djeshme. Në sfidën e “Paintball”, këngëtari pati shumë për të treguar.

Si gjithmonë, duke zgjedhur mes personazheve të njohur, Bujupi është pyetur: “Këngët e cilit prej artsitëve në tabelë nuk do dëgjonte kurrë Ardian Bujupi?” Ky i fundit nuk u mendua gjatë, duke shënjestruar foton e Samanta Karavellës. Pse kjo zgjedhje? Ardiani ka sqaruar se pavarësisht përgjigjes së tij, ai dhe Samanta ruajnë një raport shumë të mirë miqësor ne njëri-tjetrin. Pra, duket se nuk ka vend për hatërmbetje në këtë rast, megjithatë mbetet për të parë nëse do të reagojë ose jo Samanta lidhur me deklaratën e Ardianit.

Facile
Facile
My Dental

Mesa duket, këngëtari preferon një lloj stili tjetër muzike, që nuk përputhet me atë të koleges. Nga sfida e “Paintball”, Ardiani cilësoi Xhensila Myrtezaj si këngëtaren që e meriton plotësisht famën, si dhe zgjodhi Elvana Gjatën si vajzën së cilës do dëshironte t’ia kishte dhuruar puthjen e parë… /News31