Ardhja e Goran Bregovic në Shqipëri, Noizy bën thirrje për dhunë: “Shishe birra kokës!”
Lajmi se në Festën e Birrës në Korçë do jetë i ftuar special këngëtari serb Goran Bregovic ka shkaktuar shumë pakënaqësi te shqiptarët, pasi ai konsiderohet si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës. Shumë figura publike kanë reaguar ashpër dhe kanë apeluar për bojkot të koncertit. I fundit që ka shprehur revoltën e tij është Noizy i cili ka bërë thirrje për dhunë përmes statuseve në InstaStory duke theksuar se do nxisë fansat e tij ta godasin me shishe birre. “Bashkia e Korçës ç’ne ai këngëtar për festën e birrës? Kush e njeh atë në Korçë? Anulojeni. ‘Cancel atë’ ose unë do nxis fansat. Ashtu siç nxiti ai në luftën e Kosovës. Shishe birra kokës. Çuna e dini vetë ju. Shishet plot jo bosh, se desh harrova. Dua Lipa është këtej. Plus e njeh gjithë bota… Thirreni atë”, shkruan reperi.
Bashkia e Korçës, e cila është organizatorja e Festës së Birrës, ka deklaruar për “Gazetën Express” se këngëtarët propozohen nga një kompani që merret po ashtu me organizimin e festës, por aprovimi apo jo i tyre, i takon Bashkisë. Po ashtu në reagimin e saj përfaqësuesja e Bashkisë tha se kjo çështje po trajtohet më shumë politikisht sesa artistikisht, pasi sipas saj, Festa e Birrës nuk ka lidhje me politikën dhe s’ka lidhje me respektimin e politikave. /News31