Anxhela Peristeri shkëlqen me performancën në provat gjenerale të Eurovision



Prej disa ditësh këngëtarja e mirënjohur Anxhela Peristeri ndodhet në Rotterdam, Holandë, ku do të mbahet festivali i madh këtë vit, Eurovision. Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, Anxhela ka treguar se ditën e sotme janë mbajtur provat gjenerale në skenën e Ahoy. Artistja ka ndarë këtë moment me të gjithë ndjekësit e saj duke falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur, teksa komentet s’mund të ishin më pozitive seç janë.






“Përshëndetje të gjithëve. Ne sapo mbaruam provat tona të para dhe këtu jam me të gjithë ekipin tim. Ishte fantastike dhe unë e shijova shumë. Faleminderit dhe ju dua të gjithëve”, ka thënë Anxhela.

Kujtojmë se nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali mbahet më 18 maj, e dyta më 20, kurse finalja e madhe organizohet më 22 maj në Rotterdam. Anxhela do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale dhe në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj. Ajo do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar. Teksti i këngës është shkruar nga Olti Curri dhe është kompozuar nga Kledi Bahiti. Këngëtarja ka vendosur që këngën ta mbajë në gjuhën shqipe.

/News31